×
  • Sport
  • Sport

    A do të largohet Nuhiu pas 6 vitesh nga Sheffieldi?

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 23:34

    Sulmuesi i Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu mund të largohet në vera nga kjo skuadër pas 6 viteve qëndrim.


    Prej ardhjes së trajnerit Steve Bruce, 29 vjeçari nuk ka pasur shumë hapësirë.

    Edhe pse ishte vendimtar në ndeshjen e fundit kundër Preston North End ku shënoi dhe asistoi në barazimin 3-3, Nuhiu nuk po gjen minutazhën e dëshiruar.

    Sulmuesi kosovar ka folur rreth së ardhmes së tij.

    “Nuk e di për momentin. Trajneri hala nuk ka bisedu me neve lojtarëve se çka është idea. Në futboll krejt senet janë të mundshme” ka thënë Nuhiu për Indeksonline.

    Që nga viti 2013 Nuhiu është pjesë e Sheffield Wednesday. Sipas burimeve të Sport Neës, janë disa skuadra nga Championshipi anglez që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!