×
  • Sport
  • Sport

    A është kjo nxemja më qesharake e të gjitha kohërave në futboll?

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 17:28

    Se Anglia e ka futbollin më interesant në botë, këtë nuk e vë në dyshim askush.


    Prej momentit kur për herë të parë u shpik loja e futbollit e deri më sot, Anglia ka prodhuar gjithmonë futbollin më zbavitës, shkruan Reporteri.net

    Duke filluar nga liga më superiore e quajtur Premier League pastaj një divizion më i ulët i quajtur Championship e duke vazhduar me Ligue One e deri tek kategoria më amatore e quajtuar Sunday League, Anglia përfshinë çdo kategori të mundshme të futbollit.

    Një video e cila kohëve të fundit po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku shihet një futbollist i kategorisë amatore të quajtur Sunday League, i cili po bënte nxemjet para fillimit të ndeshjes, është bërë virale.

    Se me të vërtetë është amatore kjo ligë e dëshmon fakti se futbollisti po kryente nxemjet duke pirë cigare.

    Dy shokë të tij janë përkujdesur që përgaditjet e tij për ndeshjen mos të mbesin pa u shijuar nga publiku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!