×
  • Sport
  • Sport

    A është ky autogoli më qesharak i vitit në finalen angleze?

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 17:53

    Charlton dhe Sunderland janë duke e zhvilluar ndeshjen finale për inkuadrimin në Championship nëpërmjet ‘’play-off’’.


    Pas 50 minuta lojë, ndeshja është e barabartë 1-1, ku një nga golat ishte histori më vete.

    Mbrojtësi Sarr vendosi të kthente topin te portieri Philips, por ky i fundit ishte i papërgatitur dhe Sunderland kaloi në epërsi me një gol të ‘falur’.

    Charlton u kundërpërgjigj dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë me Purrington, pas një aksioni të rrjedhshëm mirë.

    Ndeshje jashtëzakonisht e bukur po zhvillohet në ‘Wembley’, por vetëm njëra nga këto dy skuadra do ta sigurojë ngjitjen në elitën e dytë të futbollit anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!