×
  • Sport
  • Sport

    A është në lidhje me pronarin kinez të Interit? Përgjigjet Erjona Sulejmani!

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 12:31

    Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit ka sqaruar gjithçka rreth lidhjes eventuale me biznesmenin kinez, i cili e ka në pronësi klubin e madh italian.


    Pronari i Interit, Steven Zhang flitet se është në lidhje me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani, ish-bashkëshorte e futbollistit Blerim Xhemaili, shkruan Gazeta Express.

    Mirëpo, modelja shkodrane ka sqaruar gjithçka rreth këtij rasti, duke i hedhur poshtë spekulimet për një lidhje eventuale me biznesmenin kinez.

    “Ta bëjmë të qartë një gjë: fakti se bëj tifo për Interin që kur isha 10 vjeçare, nuk do të thotë asgjë tjetër pos të jem tifozë e këtij klubit. Për të tjerat, nuk e di me të vërtetë se kah kanë rrjedhur ato lajme”, ka thënë Erjona, e cila njihet për linjat e saj perfekte dhe për bukurinë.

    Erjona është bërë mbretëreshë e rrjeteve sociale dhe për të flitet shumë, sidomos pas ndarjes me Blerim Xhemailin.

    Çifti i dikurshëm e ka një fëmijë, djalin e vogël të cilin e kanë quajtur Luan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!