×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    A përfundon këtu epoka e Lionel Messit te Argjentina?

    Reporteri
    20 Korrik 2026 | 0:24

    Humbja në finalen e Kupës së Botës ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e Lionel Messit me fanellën e Argjentinës.

    Legjenda argjentinase, e cila për vite ka qenë lideri kryesor i kombëtares, nuk arriti të lërë gjurmë në finalen ndaj Spanjës, ndërsa në moshën 39-vjeçare mbetet e paqartë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

    Messi ka shkruar historinë me Argjentinën, duke fituar Kupën e Botës, Kupën e Amerikës dhe duke u bërë një nga figurat më të mëdha të futbollit botëror.

    Megjithatë, pas kësaj finaleje të humbur, pyetja që mbetet është nëse kjo ishte paraqitja e fundit e tij në skenën më të madhe me fanellën e Argjentinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!