×
  • Sport
  • Sport

    A po kthehet në Boks Conor McGregor?

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 10:27

    Në vetëm vitet e 30-ta të jetës së tij, Conor McGregor çuditërisht njoftoi pensionimin e tij nga Artet e Përziera Marciale.


    Por kjo nuk do ta mbajë irlandezin jashtë ringut apo oktagonit në ndonjë formë tjetër pasi ai të enjten pati një session intenziv të boksit, shkruan Reporteri.net

    “Duke mësuar Kubanezët në Majami, në pensionim” kishte shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

    Fare lehtë mund të kemi një rikthim në ringun e boksit pasi Conor ishte pensionuar edhe më përpara por ishte kthyer pas një kohe shumë të shkurtë, gjë që na jep të mendojmë se ai mund ta bëjë prap një gjë të tillë.

    Nëse vetëm vendosë të kthehet, Conor McGregor mund të përballej në një ndeshje të rikthimit ndaj Floyd Mayweather apo mundësia tjetër një revansh ndaj Khabib./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!