×
  • Sport
  • Sport

    A po rikthehet tek Kombëtarja e Shqipërisë? De Biasi zbulon të vërtetën e takimit me Dukën

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 11:57

    Gianni de Biasi ka lënë vend të veçantë në zemrat e tifozëve “Kuq e Zi” pas suksesit historik në Kampionatin Europian që u mbajtë në Francë në vitin 2016-të.


    Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka qenë i papunë deri më tani por nga ajo se çka flitet kohëve të fundit, ai mund të kthehet ta menagjojë një Kombëtare të madhe, shkruan Reporteri.net

    I pyetur se nëse do të rikthehej ta menagjonte përsëri Kombëtaren e Shqipërisë pasi u takua me Armando Duken, De Biasi ka mohuar një gjë të tillë.

    “Jo! Absolutisht, jo. Kemi folur për situatën në Kombëtare në periudhën e fundit dhe për problemet në lidhje me zëvendësimin e Panuçit. Kemi folur për shumë gjëra, por më së shumti si mes 2 miqsh që takohen pas një kohe të gjatë që nuk janë pare”.

    “Kemi folur për shumë gjëra. Jo domosdoshmërisht vetëm për futboll. Sigurisht që edhe për këtë gjë kemi biseduar, por ndarazi nga gjithçka tjetër: Nga politika, nga interesat ekonomikë, nga perspektivat e ardhshme të Federatës”, ka thënë De Biasi duke mohuar një rikthim të mundshëm në stolin e “Kuqezinjëve”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!