×
  • Sport
  • Sport

    A po shkon Neymar në Real?

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 22:22

    Sulmuesi brazilian Neymar po kërkon një pagë masive prej 1.2 milionë funtesh (1.35 milionë euro) në javë për t’u transferuar te Real Madridi këtë verë, raporton “AS”.


    Braziliani, që është transferuar te Parisi në verën e vitit 2017 nga Barcelona për shumë rekorde – 222 milionë euro, nuk është aspak i kënaqur te Parisi.

    Ai do të pëlqente idenë e kthimit në La Liga.

    Mirëpo paga e madhe që kërkon Neymar mund të jetë pengesë e transferimit të tij te Reali.

    Mësohet se skuadra madrilene mendon ta largojë Gareth Balen për të liruar buxhetin që të angazhojë Neymarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!