×
  • Sport
  • Extra
  • Extra

    All-llah në dorë tande: “Hullku” i Kosovës kërkon helikopter për ta ndalur me trup

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 14:51

    Bujar Muli, i njohur nga të gjithë si ‘Hullku’ i Kosovës, ka shprehur dëshirën të sfidojë ‘të fortin’ e Austrisë dhe pretendon se do t’ia thyejë atij rekordin


    Bujari ka thënë në një postim në internet se nëse dikush i mundëson një helikopter, ai do të arrijë ta mbajë mbi supe e të sfidojë rekordin e vendosur nga i forti i Austrisë.


    “Nëse kam përkrahje dhe arrij të gjej një helikopter me emër të Allahut rekordi i radhës do të jetë ky. Do të tentoj që ta thyej rekordin aktual të austriakut duke e mbajt helkopterin në krahëror,” shkruan ‘Hullku’ i Kosovës në Facebook, transmeton Reporteri.net

    “Nëse dikush ka mundësi me më ndihmu se si ta siguroj një helikopter për këtë aktivitet do të ja dija shumë për nder,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!