×
  • Sport
  • Sport

    Amatorizëm total apo kurdisje? Shikoni golin e dytë të Flamurtarit ndaj KEK-ut

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 21:58

    Flamurtari ka triumfuar përballë KEK-ut 2-1 në ndeshjen e fundit të javë së 29-të në Ipko Superligë.


    Klubi kryeqytetas ka triumfuar me përmbysje përballë “elektricistëve” të cilët ishin kundërshtarë të denjë vetëm ne 45 minutat e para të lojës.

    Vigan Veliu realizoi për KEK-un në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që trajneri Alban Dragusha në pjesën e dytë vendosi t’i largojë disa titullarë nga loja.

    Shend Kelmendi dhe Florim Berbatovci realizuan dy golat për fitoren e vlefshme të Flamurtarit që i mundëson tre pikët prej ‘ari’ për të dalë nga zona e barazhit.

    Por, goli i dytë i shënuar nga Berbatovci ka ngjallur dyshime se KEK-u mund të ketë bërë tolerim në aksionin e golit, transmeton Periskopi.

    Futbollistët e KEK-ut e humbasin topin në mes të fushës dhe lejojnë Flamurtarin që të krijojnë aksionin e golit pa ndonjë problem.

    Portieri i KEK-ut në momentin që i del para Berbatovci shihet i ‘frikësuar’ sikur ta kishte para Leo Messin.

    Sulmuesi i Flamurtarit pa ndonjë problem shënoi golin e dytë që në fund doli të ishte i fitores.

    Me fitoren e arritur tani Flamurtari ngritet në kuotën e 35 pikëve dhe zë vendin e tetë në tabelë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!