Kylian Mbappe është duke kaluar nëpër momente të vështira të karrierës.
Ylli francez e humbi mbrëmë një tjetër penallti dhe ishte njëri prej fajtorëve për humbjen e Real Madridit nga Athletic Bilbao në La Liga.
Mirëpo, ish-futbollistit të Monacos dhe të Paris Saint-Germainit po i dalin në mbështetje bashkëlojtarët dhe trajneri Carlo Ancelotti, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri italian e pranon se përfaqësuesi francez nuk është në nivelet më të larta, por që beson fuqishëm se Mbappe do të rikthehet ai i dikurshmi, kur ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
“Kylian Mbappé nuk po luan në nivelin e tij më të lartë. Por, duhet t’i japim kohë që të adaptohet. Nuk ka të bëjë kjo me penalltitë.”
“Unë nuk e gjykoj paraqitjen nga penalltia, mund të ndodh që ta humbësh. Mbappe, Vini e Jude janë gjuajtësit tanë. Nuk po planifikoj ta bëj ndonjë ndryshim rreth goditësve të penalltive.”
“Kylian i ka realizuar 10 gola, ai mund të jetë më i mirë, ai po punon shumë, shumë fort dhe ne jemi bashkë me të.”
“Ai po ndihet keq për gabimin… por, ne do të shikojmë përpara.”.
Mbappe i humbi dy penallti brenda një jave dhe është shumë larg pritshmërive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.