Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.
Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion, ai e quajti kryeministrin Kurti si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.
Në pjesën e dytë, Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Lokajt.
E komentatori Andin Lokaj ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.
“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj.
Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.
“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj për Nacionalen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.