Ylli i Turqisë, Arda Güler, nuk është fshehur pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa e Botës 2026, duke pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk ishin në nivelin e duhur.

Mesfushori i Real Madrid mori përgjegjësinë për paraqitjen zhgënjyese të ekipit dhe theksoi se kritikat e tifozëve dhe opinionit janë plotësisht të merituara.

“Unë nuk luajta mirë; askush prej nesh nuk luajti mirë. Çfarëdo që të thonë, kanë të drejtë. Luajtëm keq dhe u eliminuam”, deklaroi Güler.

Reklamë

20-vjeçari shtoi se nuk ka asnjë problem të përballet me kritikat, duke pranuar se kombëtarja turke nuk arriti të tregojë nivelin e pritur në turne.

“Jam i hapur ndaj kritikave. Kanë të drejtë në gjithçka që thonë”, përfundoi ai.

Deklarata e Gülerit është vlerësuar nga shumë tifozë si një shenjë përgjegjësie dhe vetëkritike, pas dështimit të Turqisë për të vazhduar rrugëtimin në Botërorin 2026.