×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet Wayne Rooney

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 8:12

    Wayne Rooney vazhdon të ketë probleme me alkoolin. Sulmesi anglez i DC United në Major League soccer u arrestua në 16 dhjetor të 2018 në aeroportin e Washingtonit pasi ishte në gjendje të dehur.


    Lajmi u konfirmua nga forcat e rendit, por u bë publik vetëm në orët e fundit.

    Rooney që duket se ishte në bordin e një avioni që vinte nga Arabia Saudite, u lirua pak orë më vonë pasi pagoi një gjobë prej 116 mijë Dollarësh. Por jo vetëm kaq, sipas medias britanike, Rooney, përpara se të ndalohej nga agjentët e sigurisë në aeroport, kishte hequr bluzën e tij.

    Vesi i alkoolit i ka hapur edhe më parë probleme Rooneyt. Në të kaluarën sulmuesit anglez iu hoq patenta për këtë arsye, ndërkohë që ai u detyrua të kryejë 100 orë shërbim social në komunitet. Wayne Rooney është futbollisti më i paguar në historinë e DC United me anglezin që ka një pagë bazë prej 2.8 miliionë Dollarësh.

    Kësaj shifre i shtohen edhe përfitimet nga të drejtat e imazhit, bonuse të ndryshme dhe sponsorët. Rooney ka me DC United një kontratë deri në vitin 2020 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!