×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Arrihet akordi, Arijon Ibrahimoviq largohet nga Bayern Munich

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 16:07

    Arijon Ibrahimovic do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Augsburg-ut.

    Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe sulmuesi pritet t’i bashkohet ekipit të ri pas vizitave mjekësore.

    Për kartonin e 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, Augsburg ka arritur akordin për formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Në fund të sezonit, klubi do të ketë opsionin për ta blerë për shumën e 8 milionë eurove.

    Në këtë mënyrë, lojtari mbyll kapitullin me Bayern Munich për të vijuar në një tjetër klub të Bundesligës.

    Më parë, Ibrahimovic ishte i huazuar te skuadra e Heidenheim-it për të marrë përvojë dhe minuta në fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!