×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali fiton sfidën e parë gjysmëfinale të Europa League, Chelsea barazon

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 23:38

    Arsenal është me një këmbë në finale të Evropa Ligës pasi kanë fituar me rezultat 3-1 ndaj Valencias në “Emirates Stadium”.

    Ekipi vendas nuk e nisi mirë ndeshjen pasi u gjendën në  disavantazh, kur Mouctar Diakhaby e kaloi në epërsi ekipin nga Spanja.

    Por “Topçinjtë” reaguan shpejtë kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Alexander Lacazette shënoi në portën e zbrazët, pas asistimit të Aubameyang.

    Francezi Lacazette shënoi edhe golin e dytë pas krosimit të Granit Xhakës. Kurse për rezultatin final 3-1 shënoi Aubameyang.

    Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Valencia.

    Kurse skuadra tjetër angleze  Chelsea nuk arriti më shumë sesa një barazim 1:1 në udhëtimin e tyre në Gjermani.

    Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Luka Jovic në minutën e 23’.

    Në fundin e pjesës së parë, ishte Pedro Rodriguez ai që dërgoi në rrjetë për të barazuar gjithçka para pauzës 15 minutëshe.

    Pjesa e dytë nuk tregoi gola të tjerë, duke lënë kështu që gjithçka të vendoset në Londër, në ‘Stamford Bridge’. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!