Arsenali po i përgatitë penalltitë, me sa duket Ozil po gjuan për laraska

Chelsea dhe Arsenal sot zhvillojnë finalen e madhe të Europaligës, ndërsa tifozët e ‘Gunners’ kanë arsye të shqetësohen.


Disa pamje të stërvitjeve të Arsenalit kanë dalur duke praktikuar penalltitë përpara finales në Baku, shkruan Reporteri.net

Në video shihej Mesut Ozil duke gjuajtuar për laraska gjatë ekzekutimit të penalltisë.

Ozili e dërgoi portjerin në anën e kundërt, por teknika e tij bëri që topi të fluturonte mbi shtyllën e portjerit.

Pasi i kanë shikuar të gjitha pamjet, tifozët e Arsenalit kanë filluar të shqetësohen vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes.

Kështu kanë reaguar disa tifozë në rrjetin social twitter:

Kujtojmë që Chelsea e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2013, ndërsa për Arsenalin është kjo mundësi e artë që të fitojë trofe evropian.

Ndryshe ndeshja fillon nga ora 21:00./Reporteri.net/