×
  • Sport
  • Sport

    As Zidane s’po e këndell Realin, mposhtet nga Vallecano

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 23:29

    Real Madridi ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Zinedine Zidane pas rikthimit në stolin e “Los Blancos”, duke u mposhtur 1-0 nga Vallecano.


    Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Adri Embarba nga penalltia në minutën e 23’.

    Kjo është ndeshja e katërt me radhë në udhëtim që Reali nuk arrin të fitojë, teksa dështimi i dytë me radhë, pas barazimit 0-0 me Getafen ditë më parë.

    Reali luajti pa Karim Benzeman e dëmtuar dhe u vërejt mungesa e francezit, pasi sulmi është pika më e dobët e Los Blancos.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!