×
  • Sport
  • Sport

    Asnjë shqiptar tjetër nuk e ka fituar Championsin, Shaqiri dy herë

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 23:15

    Liverpooli ka fituar Ligën e Kampionëve duke mposhtur Tottenham Hotspur me rezultat 0:2 në “Wanda Metropolitano”.


    Mohamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi pas vetëm 2 minutave lojë me anë të një penalltie e cila u shkaktua nga Sissoko, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:1 duke mos dhuruar diçka që të veqohej.

    Tottenhami e nisi diç më mirë në pjesën e dytë, por pa rrezikuar portën e Alisson Becker.

    Divock Origi u inkuadrua në minutën e 60-të në vend të brazilianit, Bobby Firmino dhe arriti që ta shpaguaj besimin e Jurgen Klopp duke shënuar në minutën e 87-të të ndeshjes dhe për ta vulosur sfidën.

    Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua fare në këtë takim, por arriti të hyjë në histori si shqiptari i vetëm që e fiton dy herë Ligën e Kampionëve.

    Shaqiri arriti të kontribuoj në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, duke asistuar në njërin nga golat e rikthimit senzacional të Liverpoolit.

    Për Liverpoolin tani hapen rrugët edhe për dy tituj të tjerë, atë të Superkupës së Europës dhe Kupën e Botës për Klube.

    Kujtojmë që Chelsea e pret skuadrën e Klopp në finalen që zhvillohet në stadiumin ‘Vodafone Arena’ të Beshiktashit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!