×
  • Sport
  • Sport

    Aston Villa rikthehet në Premierligë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 18:07

    Aston Villa është rikthyer në Premierligë, pasi e mposhti Derby Countyn në finale të “Play-Offit”.


    Villa u tregua më e fortë se kundërshtarët në play-off dhe arriti deri në finale, ku e mposhti gjatë ditës së hëne skuadrën e Frank Lampard, Derby County.

    Villa triumfoi 2-1 me golat e Anwar El-Ghazi, në fund të pjesës së parë dhe John McGinn në minutën e 59’, kurse golin e nderit për Countyn e shënoi Jack Marriott (81’).

    Kujtojmë se dy skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen në Premierligë për sezonin e ri janë edhe Norwich City dhe Sheffield United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!