×
  • Sport
  • Sport

    Barca 3:0 Liverpool, kjo është nota e Mess-it dhe ky dështimi i ndeshjes

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 23:40

    Barcelona e shpartalloi Liverpoolin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sfidën që u luajt në “Camp Nou”.


    Lionel Messi me dy gola dhe Luis Suarez me një, ishin heronjtë e Barçës dhe kështu Liverpoolit i duhet ndonjë mrekulli që të shpresojnë për kualifikim në finale.

    Ylli argjentinas është vlerësuar me notën 10 nga ‘Whoscored’ si lojtari më i mire i ndeshjes, pas tij Suares dhe Rakitiç te Barça, kurse më i miri te Liverpooli ishte Salah edhe pse dështoi të shënoi nga një rast i pastër, shkruan Reporteri.net.

    Dështimi i ndeshjes ishte portieri i Liverpoolit, Alisson me notën 5.8 dhe më pas Mane me 5.9.

    Kurse lojtari më i mire në Angli, mbrojtësi Virgil Van Dijk ka marrë notën 6.1.

    Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!