×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona dështon edhe në Spanjë, Valencas fiton Kupën e Mbretit

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 23:17

    Barcelona e ka mbyllur me zhgënjim këtë sezon, duke humbur finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias, e cila triumfoi 2-1.


    Dy gola në pjesën e parë nga Gamerio dhe Rodrigo ishin shumë për Barcelonën, e cila edhe me “artilerinë e rëndë” në fushën e lojës, nuk mundi të shënonte më shumë se një gol.

    Kampionët e Spanjën bën përpjekjet maksimale për të shënuar dhe gjetën golin në minutën e 73 me të përhershmin Lionel Messi, por vetëm kaq.

    Pavarësisht përpjekjeve, goli i barazimit nuk erdhi, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë në favor të Valencias, e cila pati dy raste të pastra me kundërsulm me anë të Guedes, i cili fillimisht gaboi përballë portierit, ndërsa në rastin e dytë e dërgoi sërish topin e jashtë edhe pse porta ishte e boshatisur.

    Pas dështimit nga Champions, Barcelona merr një tjetër goditje, duke e mbyllur sezonin 2018-2019 me një trofe, fitoren e kampionatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!