×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona kërkon urgjentisht 265 milionë euro, hedh në shitje superyjet e ekipit

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 17:46

    Barcelona i ka tre objektiva të qarta për tregun e ardhshëm: De Jong (tashmë ka nënshkruar), De Ligt dhe Griezmann.


    Përveç tyre, një mbrojtës i majtë kërkohet si zëvendësim për Jordi Alban dhe një portjer për Cillesen i cili tashmë ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi, shkruan Reporteri.net

    Problemi në të cilin gjendet Barcelona është se ka nevojë për para për t’u bërë blerjet e verës. Ata disa muaj më parë morën hua 150 milionë euro nga një bankë.

    Çështja është se klubi duhet të balancojë bilancin dhe të bëjë një ekuilibër sa i përket shitjeve dhe blerjeve. Për t’u përballur me tre transferime të mëdha, Oscar Grau, drejtori i klubit, ka një punë të vështirë përpara, sepse ai ka nevojë për 265 milionë euro për të mbuluar tre operacionet.

    Për transferimin e De Jong janë shpenzuar tashmë 70 milionë euro. Për De Ligt duhen 70 milionë të tjera, ndërsa ideja e Griezmann kushton hiç më pak se 120 milionë euro.

    E për t’i krijuar këto fonde, Barcelona ka hedhur në shitje 4 super-yje të ekipit. Bëhet fjalë për Coutinho, Umtiti, Rakitic dhe Cillesen.

    Për Coutinhon i interesuar është klubi i Chelseas, që e kërkon atë si zëvendësues të Eden Hazard.

    Samuel Umtiti kërkohet nga skuadra italiane Juventus, e cila e sheh atë si zëvendësues të Chiellinit.

    Ivan Rakitic ka zgjuar interesimin e klubit të Interit, të cilët kërkojnë me çdo kusht shërbimet e kroatit. Interit do t’i kushtonte hiç më pak se 50 milionë euro një transferim i tillë.

    Në vargun e shitjeve, Barcelona ka vendosur edhe disa lojtarë të tjerë siç janë: Cillesen, Malcom, Andre Gomes, Denis Suarez, Nelson Semedo dhe Rafinha./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!