×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ofertë mbi 100 milionë euro për sulmuesin e njohur

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 16:24

    Barcelona po e kërkon me ngulm transferimin e “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford.


    Sipas tabloidit britanik “Mirror”, katalanasit gjatë verës pritet të bëjnë çmendurinë duke ofruar 100 milionë sterlina (115.8 milionë euro) për 21-vjeçarin.

    Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri për të ardhmen, ndërsa Rashford shihet si sulmuesi ideal që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin.

    Ndërkohë, edhe Manchester Unitedi po mundohet ta bindë lojtarin për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij një rritje të madhe të pagës.

    Rashford rrjedh nga Akademia e “Djajve të Kuq”, ndërsa ka shkëlqyer edhe me ekipin e parë, duke realizuar 45 gola në 167 ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!