Barcelona zyrtarisht kampione, numri 10 më i mirë në botë fiton të dhjetën

Barcelona është shpallur kampion i La Liga-së për herë të dytë rradhazi.


Pas fitore minimale ndaj Levantes, ‘Blaugranasit’ edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e sezonit 2018/19, ku kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.

Vendasit triumfuan në ndeshjen e sontme falë inkuadrimit të Leo Messit, i cili shënoi në minutën e 62-të për fitoren 1-0 ndaj Levantes.

Skuadra e Ernesto Valverdes me këtë fitore shkon në kuotën e 84 pikëve, 9 më shumë se Atletico në vendin e dytë.

Ky është titulli i 26-të i La Liga-së në historinë e Barçës, shtatë më pak se Real Madrid, që ka 33 sosh, njëherit titulli i dhjetë për Leo Messin në këtë kompeticion.