×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Askush nuk mund të na ndalë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 18:51

    Llapi ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull kampioni.


    Llapjanët kanë mposhtur Dritën me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Festim Alidema.

    Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi nën drejtimin e trajnerit Tahir Batatina, i cili është shprehur tejet i lumtur për këtë fitore.

    “Sfidat nuk janë të lehta. Iu qasëm takimit që të mos bëjmë gabime, ta kërkojmë një gol dhe ta menaxhojmë atë, ky ishte misioni ynë dhe këtë e arritëm. Është e kotë ta ndal Llapin dikush, nuk varemi nga dikush, kampion Llapi e bënë vetveten” deklaroi Batatina.

    Ai poashtu kishte fjalë pozitive edhe për golashënuesin Alidema.

    “Festimi është një super lojtarë, i gëzohem formës së tij, nuk e futa në lojë ndaj Drenicës për shkak të një lëndimi”, përfundoi deklaratën e tij Batatina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!