×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni në sulm për superyllin e Manchester Cityt

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 16:04

    Bayerni i Mynihut është e interesuar të rrëmbejë shërbimet e super-anësorit të Manchester Cityt, Leroy Sane.


    Sipas të përditshmes, Daily Record, Bayerni është e interesuar që të rifreskojë skuadrën me lojtarë të ri, duke mbuluar kështu hapsirat e lëna nga Robben e Ribery, shkruan Reporteri.net

    Leroy Sane ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2021, ndërsa lojtari ka refuzuar ofertat e reja për renovimin e kontratës nga klubi.

    Një transferim i tij në “Allianz Arena” është i mundshëm, marrë parasyshë kombësinë e tij, ai do ta mirëpriste një transferim të mundshëm në skuadrën e Niko Kovac.

    Kujtojmë që Leroy Sane u shpall kampion me Manchester Cityn, deri sa skuadra e “Qytetarëve” mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!