Tottenham dhe Ajax luajnë sot gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e ri të Tottenhamit.
Ajax arriti deri këtu duke eliminuar kampionët aktual të Real Madridit dhe kampionin e Italisë, Juventusin, ndërsa tani kërkon t’i eliminojë edhe anglezët të cilët nuk kanë fituar kurrë titull europian, shkruan Reporteri.net
Në anën tjetër Tottenhami arriti në gjysmëfinale duke mposhtur Borussian e Dortumndit dhe kampionin e Anglisë, Manchester Cityn.
Tottenham starton ndeshjen pa yllin kryesor të skuadrës, Harry Kanen dhe koreanin Heung Min-Son.
Ndërsa për Ajaxin kthehet Tagliafico i cili ishte i suspenduar në ndeshjen e kaluar.
Kujtojmë që në gjysmëfinalen tjetër përballen Barcelona dhe Liverpool./Reporteri.net/

