×
  • Sport
  • Sport

    Berisha propozon taksë sikur ndaj Serbisë, për grupet e tifozëve që nuk e pranojnë kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 17:33

    Aktori i njohur kosovar, Fatos Berisha, ka propozuar që t’u vendoset taksë 100 për qind në bileta të gjitha grupeve të tifozëve që nuk e pranojnë kombëtaren e Kosovës, e që insistojnë se shqiptarët duhet të kenë vetëm një kombëtare, atë të Shqipërisë.


    Berisha, njëherit edhe një nga udhëheqësit e grupit të tifozëve të kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar që sikurse ndaj Serbisë, që është vendosur taksë 100 për qind në produkte, shkaku që nuk e njeh Kosovën, njejtë të veprohet edhe me grupet e tifozëve, kur ata blejnë bileta për të shikuar ndeshje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan reporteri.net.

    “E kam një propozim, që gjitha tifo grupeve të klubeve vendore që nuk e pranojnë Kosoven, biletat në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ t’u shiten me 100% taksë. Deri në pranim”, ka shkruar Berisha. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!