×
  • Sport
  • Sport

    Celines i shpërblehet forma e mirë, hynë në formacionin e javës në Championship

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 21:22

    Bersant Celina po shkëlqen me ekipin e tij Swansea prej javësh. Dhe kjo nuk ka shkuar pa u vërejtur në Angli.


    Lojtari i përfaqësues sonë falë formës së mirë aktuale është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin anglez, Championship, shkruan Reporteri.net.

    Celina zhvilloi një paraqitje tejet të mirë edhe në ndeshjen e fundit kundër Middlesbrough të fituar 3-1, pasi assitoi dy herë.

    Deri tani këtë edicion 22 vjeçari ka realizuar 5 gola në kampionat dhe 6 asistime duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës. /Reporeteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!