×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çartet’ Drake, reagon si i ‘çmendur’ pasi Toronto siguroi finalen e parë në histori të NBA

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 11:41

    Toronto Raptors ka siguruar finalen e parë në histori të klubit pasi mposhti Milëaukee Bucks në 6 seri falë briliancës së Kahwi Leonard.


    Leonard kontriboi në plot 27 pikë e 17 kërcime dhe udhëheqi i vetëm Toronton në këto seri kundër ‘bishës’ greke Giannis i cili zhgënjeu në këto 3 ndeshjet e fundit, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo ajo çfarë ra në sy më shumë ishte reagimi i super artistit Drake i cili është një tifoz i zjarrtë i Torontos.

    Reperi u pa teksa përqafonte lojtarin kryesor të Raptors, Kahwi Leonard pasi shkëlqeu në këtë mbrëmje famoze.

    Në një rast kur Leonard ‘traumatizoi’ koshin, Drake u çmend nga gëzimi, siç edhe mund ta shihni përmes kësaj videoje.

    Kujtojmë që në finalen e madhe të NBA do të takohen Golden State Warriors dhe Toronto Raptors./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!