×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çartet’ Ramiz Lladrovci: “S’ka me bo filma ktY, n’stadium temin JO”

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:51

    Ramiz Lladrovci e ka konsideruar si të vetin stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.


    Feronikeli fundjavën që shkoi luajti me Gjilan në kuadër të Superligës së Kosovës ku edhe arriti fitore me rezultat 2-0, shkruan Periskopi.

    Në tribuna ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të cilit i pengoi kamera që po e xhironte atë.

    Madje ai u ngrit dhe shkoi në drejtim të kamermanit dhe u tha që të mos bëjnë ‘filma’ në ‘stadiumin e tij’.

    “A po e ndërron vendin, që ky e ki vendin ti,” i thotë fillimisht Lladrovci kamermanit të KTV-së.

    “Ne jem duke i xhiruar pjesë më të mira,” ia ktheu kamermani.

    Por, pas kësaj Lladrovci i tha që mos bëjë filma.

    “S’ka lidhje, por filma me bo ktY jo, në stadium temin JO,” përfundoi Lladrovci.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!