×
  • Sport
  • Sport

    Dy gola nga Eden Hazard, 3 pikë të reja për Chelsean

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 21:53

    Skuadra e Chelseat ka fituar me rezultat 2-0  ndaj West Ham United në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Stamford Bridge”, raporton Reporteri.net.


    Sulmuesi Eden Hazard, ka shkëlqyer në këtë ndeshje, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë.

    Në golin e parë ai “trullosi” lojtarët kundërshtarë dhe më pas me lehtësi dërgoi topin drejt portës së kundërshtarit për rezultatin 1-0.

    Kur u mendua se kjo ndeshje do përfundonte me rezultat minimal, në skenën në fund të ndeshjes doli edhe një herë Hazard që realizoi për rezultatin final 2-0.

    Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 33 në Premierligë.

    Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet i treti me 66 pikë, dy më shumë se Tottenham që renditet i katërti.

    Shikojeni golin e Hazard:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!