×
  • Sport
  • Sport

    Barazimi ndaj Bullgarisë, kjo është deklarata e Challandes

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 23:07

    Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar barazimin me Bullgarinë.


    Ai e ka vlerësuar lartë pjesën e dytë të skuadrës.

    “Mendoj qe kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë. Ekipi ishte nervoz, por dëshironte të fitonte, nuk ishte e lehtë kundër Bullgarisë, e cila mbrohej shumë mirë. Por, ekipi ka bërë punën e tij, dhe, ajo çfarë është më e rëndësishme është efikasiteti. Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot. Jam i kënaqur me skuadrën, por jo edhe me rezultatin” ka shtuar Challandes.

    Ai ka thënë se nuk i ka pëlqyer si skuadra ka luajtur pjesën e parë.

    “Në pjesën e parë, nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën, e kemi mbajtur topin shumë dhe e kemi komplikuar lojën”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!