×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea gjen zëvendësuesin e Hazardit

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 20:51

    Eden Hazard është gjithnjë e më afër largimit nga skuadra londineze Chelsea.


    Ai tash e një kohë flet me admirim për skuadrën e Realit të Madridit dhe për menagjerin e saj, Zinedine Zidane, shkruan Reporteri.net

    Hazard nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të luaj për skuadrën ‘mbretërore’ por ka qenë klubi që deri më tani ka bllokuar largimin e tij.

    E tashmë kur kjo telenovelë po shkon drejt fundit, si duket Chelsea i ka humbur shpresat në mbajtjen e Eden Hazard dhe ka vendosur që të kërkoj zëvendësimin e tij.

    Nicolas Pepe, anësori i skuadrës franceze, Lille, shihet si zëvendësuesi ideal i belgut në Chelsea.

    23-vjeçari ka shënuar 19 gola në Ligue 1 këtë sezon, duke qenë kështu njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën e Francës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!