×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea publikon fanellat e reja, i qon ‘selam’ Real Madridit

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 12:12

    Chelsea ka lansuar sot fanellat e reja të klubit për sezonin e ardhshëm 2019-2020, fanella këto që për tifozët e Chelseas janë më të bukura se të sezonit të kaluar.


    Por, ajo çfarë bie në sy është se Eden Hazard ka qenë i përfshirë në modelimin e tyre, bashkë me kapitenin e klubit, Cesar Azpilicueta dhe të riun Ethan Ampadu, shkruan Reporteri.net

    Kjo gjë nënkupton se megjithatë egziston një mundësi që Hazard mund të qëndroj në Stamford Bridge, marr parasysh edhe dënimin që klubi ka marrë që të mos transferoj lojtarë për dy afate kalimtare.

    Eden Hazard ka qenë gjatë gjithë kohës i lidhur ngushtë me një kalim tek gjigantët e Realit të Madridit, gjë që nuk e ka fshehur as belgu i cili ka thënë se është ëndërr e tij që të luaj nën urdhërat e Zinedine Zidane.

    Megjithatë, vendimin për largimin apo qëndrimin e belgut në Londër do ta marrim vesh menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!