×
  • Sport
  • Sport

    City pa futbollistin kryesor në derbin ndaj United

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:45

    United dhe City këtë të mërkurë në orën 21:00 do të zhvillojnë derbin e Manchesterit. Kjo ndeshje është tepër e vlefshme për të dy ekipet, shkruan Reporteri.net.


    Ekipit nga “Old Traffordi” ju duhen 3 pikët për të mbajtur shpresat për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve kurse Cityt i duhet për të marshuar drejt titullit të Premier Ligës.

    Por City do jetë i hendikepuar në këtë ndeshje pasi do të udhëtojë pa mesfushorin Kevin De Bruyne, i cili mori një dëmtim në ndeshjen ndaj Tottenham për Premier League.

    Ai nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe stafi mjekësor nuk ka dashur të rrezikojë lojtarin, që këtë sezon ka qenë i pafat me dëmtimet e tij të njëpasnjëshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!