×
  • Sport
  • Sport

    City shënon fitore të vuajtur ndaj Burnleyt, por i afrohet titullit

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 17:12

    Manchester City ka marrë një fitore shumë të vështirë në udhëtim ndaj Burnleyt.


    ‘Qytetarët’ fituan me rezultat minimal, mjaftueshëm për t’u rikthyer në kreun e tabelës.

    Me t’u futur në fushë, skuadra e Pep Guardiolës e kishte në mendje që fitorja ishte e domosdoshme, pasi çdo rezultat tjetër i sheh ata në pozitën e dytë.

    Pavarësisht se e dominuan ndeshjen në tërësi, kjo fitore ishte shumë e vuajtur për ta. Ishte i zakonshmi Kun Aguero (63′), që falë ndihmës të teknologjisë së golit shënoi për rezultatin përfundimtar 0-1.

    Me këtë fitore, City rikthehet në krye me 92 pikë, një më shumë se sa Liverpool që gjendet në pozitën e dytë, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

    Kampioni aktual i Premier Ligës dy ndeshjet e mbetura i luan si vendas ndaj Leicester dhe mysafir ndaj Brighton.

    Ndërkohë, Burnley edhe matematikisht ka shpëtuar nga rënia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!