×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri: 4 gola për 11 minuta, City e Tottenham në zjarr

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 21:16

    Ata që nuk janë duke e shikuar ndeshjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur janë duke e humbur njërën nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit.


    Manchester City kaloi në epërsi ndaj Tottenham Hotspur me një supergol të Raheem Sterling.

    Por ishte koreani Son ai i cili me një supergol barazoi në 1:1.

    Vetëm 3 minuta më vonë ishte përsëri Son ai që me një ‘perlë’ kaloi Tottenhamin në epërsi për 1-2.

    Por për ta vërtetuar se kjo është ndeshja më e çmendur e viteve të fundit u përkujdes Bernardo Silva i cili shënoi vetëm 50 sekonda më pas.

    Kujtojmë që Manchester City duhet të shënoj edhe 2 gola të tjerë që të kaloj tutje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!