×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri absolute në Angli: Lëndime, gola të parregullt, rrahje, karton të kuq…

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 15:33

    Abolutisht çmenduri në Championship, pasi që një lojtar i Aston Villas u lëndua dhe skuadra e Leeds United pretenduan kinse do ta dërgonin topin jasht për fair play, por ata vazhduan aksionin dhe shënuan gol.


    Pas shënimit të golit, lojtari i Aston Villas reagoi në mënyrë të ashpër e me ç’rast u ndëshkua direkt me karton të kuq, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër, trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, u tha lojtarëve të tij të lejojnë Aston Villan të shënoj nga fillimi i mesit të fushës.

    Skuadra e Aston Villas filloi takimin nga mesi i fushës por njëri futbollist i Leeds Unitedit mezi e lejoi të shënonte.

    E nga kjo situatë e krijuar nuk duroi legjenda e Chelseas që ushtron detyrën e asistent trajnerit tek Aston Villa, John Terry i cili deshi të qëronte hesapet me trajnerin Bielsa.

    Në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1 – 1./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!