×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduria e Juventusit, sakrifikon yllin e skuadrës për një 19 vjeçar

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 9:32

    Të gjitha të çmendur për Joao Felix. Tripleta në ndeshjen e Europa League ka rritur ndikimin e talentit të Benfikas, i cili është vendosur në listën e dëshirave të gjigantëve europian. Një prej tyre është Juventusi, i cili është gati të shpenzojë shuma marramendëse për të. 


    Gjithsesi, për të arritur te shifra e 100 milionë eurove të kërkuara nga portugezët, bardhezinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë Paulo Dybala. Të paktën këtë shkruan ditën e sotme, “Tuttosport”, që operacioni mund të financohet nga shitja e sulmuesit argjentinas.

    Ndërkohë, interes për Felix ka edhe Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!