×
  • Sport
  • Sport

    Conor McGregor del në pension

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 8:43

    Conor McGregor shokon të apasionuarit e UFC. Luftëtari irlandez, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka njoftuar tërheqjen nga MMA (Mixed Martial Arts).

    30-vjeçari është i pezulluar për shkak të sherrit me Khabib Nurmagomedov menjëherë pas përballjes me rivalin e tij nga Dagestani në Las Vegas. Pavarësisht zërave për caktimin e një tjetër dueli, McGregor i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

    “Përshëndetje djema! Kam vendosur të tërhiqem nga sporti që njihet si MMA (Mixed Martial Arts). U uroj të gjithë kolegëve të mi që të shohin përpara në këtë kompeticion. Tani u bashkohem ish-ortakëve të mi në këtë disiplinë, tashmë në pension”, shkroi McGregor në Twitter.

    McGregor, nga viti 2013 garonte në Ultimate Fighting Championship (UFC), që konsiderohet liga më e rëndësishme e MMA-së në të gjithë botën. Në fakt, gjatë muajve të fundit, më shumë se për përballjet e tij në ring është folur për çështjet gjyqësore. Në prill të vitit të kaluar u arrestua në New York, pasi sulmoi disa kolegë të tij, ndërsa në tetor u pezullua 6 muaj për shkak të përplasjes me Khabib Nurmagomedov dhe stafin e tij fill pas duelit në La Vegas. Ndërsa pak ditë më parë u ndalua nga policia në Miami, pasi i kishte thyer telefonin një personi që dëshironte të bënte një foto me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!