Me 10 qershor në ora 20:45 në stadiumin “Vasil Levski”, do të zhvillohet ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës.
Shitjat e biletave për këtë sfidë veçse kanë filluar.
Në faqen zyrtare të “Eventim” që merret me shitjen e biletave për kombëtaren e Bullgarisë mund të blihen biletat në formatin online.
Çmimet e biletave dallojnë nga sektori në sektori.
Bileta më e lirë është ajo në sektorin e familjes. Aty një biletë kushton 5 euro e 80 cent.
Ndërsa, çmimet në sektorin ‘B’ dhe ‘D’ janë 6 euro. Tek ai ‘C’, një ulëse kushton 15 euro.
Kurse në sektorin ‘A’, bileta kushton 20 euro, ndërsa ato ‘VIP’ 50 euro.