×
  • Sport
  • Sport

    Del një emër i ri për trajner të Shqipërisë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 12:21

    Shqipëria është duke kërkuar për trajner të ri, pas shkarkimit të italianit, Christian Panucci nga stoli i Kombëtares.

    Të shtunën flitej se Edoardo Reja ishte shumë pranë stolit të “Kuqezinjëve” por ai kishte deklaruar se nuk është i interesuar që të trajnoj më, shkruan Reporteri.net

    Tashmë sot, emri më i ri i cili po flitet që ta marrë skuadrën e Shqipërisë nën menagjim është Luigi de Canion.

    De Canion është 61-vjeçar dhe ka drejtuar skuadra të njohura në Itali si; Udinese e Napoli. Së fundi ai ka trajnuar skuadrën e Ternanës, fillimisht në Serie B dhe më pas në Serie C, por ai u shkarkua nga detyra e trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta.

    Ai është në listën e gjerë që Armando Duka është duke i shqyrtuar si trajnerë të ardhshëm të Kombëtares së Shqipërisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!