×
  • Sport
  • Sport

    Dikur shkëlqente në finalet e Wembleyt, sot punon në fabrikë të makinave

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 12:07

    Shënoi një hat-trick kundër skuadrës që bënte tifo, Sunderlandit në finalen e para 21 viteve, por do të kishte qenë më mirë për të të mos shënonte. Clive Mendonca ka një histori të trisht në futboll.


    Ishte viti 1998, 21 vite më parë dhe me një vend për ta siguruar Premierligën, kur Mendonca, një tifoz i Sunderlandit atëkohë, shënoi një hat-trick për Charltonin në barazimin 4-4 përpara se të shënonte edhe njëherë në fitoren epike 7-6 në penalti. Më pas kërcënimet me vdekje pasuan për të, shkruan Reporteri.net

    Nuk përdorë telefon, nuk ka e-mail adresë, i ngujuar në shtëpinë e tij dhe në punën që e kryen zakonisht në fabrikën e makinave Nissan.

    Një baba i dy fëmijëve, i cili u martua me personin e zemrës nga fëmijëria, tani 50 vjeçar.

    Pas ndeshjes historike, tifozët e Sunderlandit të revoltuar me super-performancën e tij, kishin filluar ta kërcënonin me jetë atë.

    “Ajo ishte ndeshja më e mirë në karrierën time, por nëse do të humbisja penaltinë vendimtare, ani pse shënova hat-trick, do të ishte definitivisht më e keqja”, ka thënë ai.

    E gjithë jeta e Mendoncas ishte një mbijetesë, nga aksidentet me makinë me shokun e tij, deri tek shpëtimi prej njerëzve që e kërcënonin çdo ditë.

    Mendoncas ishte një talent i rrallë i kohës dhe me potencialin që të bëhej njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, shkruan Reporteri.net

    Mendonca u detyrua të pensinohej në moshën 32 vjeçare, ndërsa shpejgon se sa vështirë ishte jeta pas futbollit.

    “Më duhej ta pranoja, por do të dëshiroja të kujdesesha më shumë për paratë e mia. Është vështirë të kalosh prej Wembleyt në një fabrikë të makinave. Por ishte faji im, më duhet ta pranoja dhe të vazhdoja”, ka thënë tutje ai.

    “Unë kurrë nuk jap intervista, gjithmonë i mbajë sendet vetëm për vete. Unë kurrë nuk shikoj golat e mia dhe nuk ka asgjë rreth futbollit në shtëpinë time. Vetëm mendoj se është e kaluara ime.

    “Por kjo, ka përzier emocionet. Jam krenar, shumë krenar. Ajo ndeshje definonte karrierën time, të gjitha vitet e punës së palodhshme, Zoti më shpërbleu atë ditë. Ishte vetëm për fatin tim të keq që kjo ndeshje ishte ndaj Sunderlandit”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!