Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në grumbullimin e radhë për Ligën e Kombeve, pasi një lëndimi të pësuar në stërvitje.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkak të këtij dëmtimi, Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta ftojë në vend të tij Meriton Korenicën, i cili fillimisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.
Korenica rikthehet kështu në listën e Kombëtares për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të ketë një seri të rëndësishme përballjesh.
“Dardanët” më 24 shtator do ta presin Irlandën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me përfaqësuesen austriake.
Më 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ciklin e ndeshjeve do ta mbyllë më 4 tetor ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Korenica, ndërkohë, do të jetë tashmë në dispozicion të Fodës për këto katër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




