×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Donjeta Sadiku “shkatërron” boksieren ruse

    Reporteri
    21 Shtator 2026 | 14:56

    Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”, që po zhvillohet në Bullgari.

    Boksierja kosovare triumfoi 5:0 ndaj ruses Alina Pushkar në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke dominuar duelin nga fillimi deri në fund.

    Sadiku zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në të tri raundet, duke treguar teknikë, ritëm dhe kontroll të plotë, transmeton KosovaPress.

    Në raundin e dytë, ajo e detyroi referin të numëronte nokdaun ndaj boksieres ruse.

    Në fund, gjyqtarët unanimisht ia dhanë fitoren Sadikut, e cila vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian “Sofje 2026”.

    Kjo është një tjetër paraqitje e rëndësishme për kampionen kosovare, e cila synon të shkojë sa më larg në garën evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!