×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet Zidane: Unë nuk kam fuqi këtu…

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 16:06

    Paul Pogba dhe Eden Hazard janë lidhur me një kalim gjatë verës tek Real Madrid në javët e fundit, por Zidane ka qenë i shpejtë duke e bërë të qartë se ai nuk ka fuqi mbi nënshkrimin e transfereve këtë verë dhe është e rëndësishme për të gjithë ata që janë të përfshirë të punojnë së bashku.


    Më herët është spekuluar se Zidane ka kërkuar nga Los Blancos që ta ketë fjalën e fundit sa i përket transfereve në klub, me kusht që ai të rikthehej ta merrte klubin pas më pak se një viti, shkruan Reporteri.net

    “Unë nuk kam fuqi, gjëja më e rëndësishmë është t’i bëjmë gjërat së bashku”, Zidane ka shpjeguar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.

    “Presidenti dhe bordi i drejtorëve janë më rëndësi, pastaj është trajneri, që jam unë”.

    “Ne do të përpiqemi t’i bëjmë gjërat së bashku”, ka thënë Zidane.

    E ardhmja e Gareth Bale është në dyshim por edhe për këtë qështje Zidane iu është adresuar mediave të pranishme.

    “Ai duket i lumtur, ai është një lojtar që ka luajtur mjaft minuta me mua. Ne do të shohim në fund se çfarë do të ndodhë me të”, ka thënë trajneri francez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!