×
  • Sport
  • Sport

    Dortmundi përshëndetet nga gara për titullin e Bundesligas

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 17:39

    Disfata e Dortmundit në ndeshjen kundër Schalkes i ka gëzuar tifozët e Bayern Munichut, të cilët duket se po shkojnë drejt edhe një titulli tjetër të Bundesligës.


    Dortmundi pësoi disfatë tronditë 4:2 në shtëpi, në ndeshjen kundër Schalke 04. Në këtë ndeshje, të zhvilluar në xhiron e 31-të të Bundesligës, klubi vendas mbeti me nëntë lojtarë në fushë për shkak të dy kartonëve të kuq.

    Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për Dortmundit, pasi që vetëm pas 14 minutave lojë, Mario Gotze i kaloi vendasit në epërsi me golin e asistuar nga talenti i ri anglez, Jadon Sancho.

    Megjithatë, pas këtij fillimi të mirë, gjithçka ndryshoi për Dortmundin dhe situata u kthye në favor të Schalkes.

    Kjo gjë filloi në minutën e 14-të, kur nga pika e penalltisë u tregua i saktë Daniel Caliaguiri. Saktësisht dhjetë minuta më vonë, Schalke e përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi 2:1, përmes golit të shënuar nga Salif Sane.

    Pjesa e dytë filloi edhe më keq për Dortmundin, pasi që Marco Reus dhe Marius Wolf u ndëshkuan me kartonë të kuq. Këta dy kartonë e dëmtojnë shumë skuadrën e Dortmundit për këtë sezon, në të cilin kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro, pasi që ata nuk do të mundë të luajë në ndeshjet e radhës.

    Këta dy kartonë të kuq u dhanë brenda pesë minutave (Reus në minutën e 60-të, Wolf në minutën e 65-të). Megjithatë, mes këtyre dy kartonëve, Dortmundi e pësoi edhe një tjetër goditje, pasi që Caluigiuri shënoi sërish dhe e kaloi Schalkes në epërsi 3:1.

    Gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt u duk se Dortmundi u kthye në lojë me golin e Alex Witselit, mirëpo shpresat e tyre u shuan pas vetëm dy minutave, kur Breel Embolo e shënoi golin e katërt të Schalkes për këtë ndeshje.

    Këto tri pikë të humbura mund të jenë vendimtare në garën për titull, pasi që tani Dortmundi është një pikë larg Bayernit në tabelën e Bundesligës. Bayerni i ka edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa Dortmundi edhe tri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!