×
  • Sport
  • Sport

    Dridhi zemrat e kosovarëve, Rashica tregon sa u lëndua

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 18:22

    Mesfushori i Werderi të Bremenit, Milot Rashica ka pësuar një lëndim të lehtë në ije.


    Me këtë rast ai është larguar nga stërvitja me lejën e trajnerit Florian Kohfeldt.

    Megjithatë Rashica ka konfirmuar që asgjë nuk është serioze.

    “Sipas rutinës, lojtarët kur nuk e ndjejnë vetën mirë e ndërprejnë stërvitjen, që të mos rrezikohet. Gjithçka është mirë” ka thënë Rashica për Indeksonline.

    22 vjeçari ka qenë në top formë në vitin 2019 duke shënuar 10 gola dhe 3 asistime në Bundesligë dhe Kupë.

    Sipas menaxherit të tij, Altin Lala disa skuadra të njohura kanë shprehur interesim për shërbimet e Rashicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!